Aktualitet

Publikohet fotoja/ Ky është “Benzi” me të cilin tre atentatorët ndoqën dhe qëlluan prokurorin Ndoja, ja ku u vodhën t

2 Nëntor 2019, 17:31 Nga DOSJA

TIRANË– Është publikuar fotoja e autmjeti tip “Benz” që u përdor nga tre atentatorët të cilët ndoqën dhe qëlluan prokurorin Arjan Ndoja teksa udhëtonte në një tjetër mjet me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Landi Muharremi.

I ftuar në “Kjo javë” gazetari Spartak Koka publikoi foton e automjetit me targa të vjedhura, i cili u braktis nga autorët në Shkafanë të Ishmit, vetëm pak orë pas atentatit.

Koka komenton edhe foton ku shihen targa “AA 342 LM”, të vjedhura në Lezhë, ndërsa makina rezulton e vjedhur në Tiranë dy javë më parë.

Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar”, tha gazetari Koka.

Brenda automjetit janë gjetur maskat në të cilat u pikasën gjurmë pështyme, 2 kallashnikovë të tipit AK-47 dhe dy bidona me benzinë.

Çfarë ndodhi dje në Shkozet, si u plagos prokurori Arjan Ndoja, miku kriminel dhe shoferi ish-polic

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja spartak koka atentat prokurorit arjan ndoja spartak koka

Sondazh

Poll