Alarmuan shtetin italian për sulm terrorist, Bardhyl Hoxha: E mora vesh nga lajmet, akuzat m’i bëjnë nga Shqipëria! Bujar
2 Nëntor 2019, 15:06Nga DOSJA
TIRANË– Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të dy shtetasveshqiptarë Bardhyl Hoxha e Bujar Hysa të konsideruar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të cilët dyshohet se po përgatisnin një atentat terrorist në Itali të ngjashëm me atë në teatrin Bataclan në Francë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilët kanë zbardhur një dokument top secret të forcave të antiterrozimit të cilët janë vënë në kërkim në të gjithë territorin italian të 2 shqiptarëve të dyshuar si terroristë.
Por në një lidhje telefonike për RTV Ora News, Hoxha i cili banon në Francë mohon që të ketë lidhje me terrorizmin dhe thotë se është gati ti dorëzohet policisë për të sqaruar pozicionin e tij.
“Nuk kam lidhje fare me terrorizëm. Mi kanë bërë falso. Unë kam 18 vite në Francë me gjithë fëmijët jam me të gjithë njerëzit e mi këtu. Këtu nuk kam asnjë lloj problem le pastaj të jem i lidhur me terrorizmin.”
Hoxha akuzon një person nga Shqipëria si fajtor.
“Janë akuza falso që mi ka bërë një person nga Shqipëria. Ka paguar lekë.”
Hoxha tregon se në të kaluarën ka pasur një problem ligjor me Italinë, për të cilin pasi e kishte mësuar në Francë ishte dorëzuar dhe kishte qëndruar 3 muaj në burg.
“Kam qenë në Itali, kam pasur probleme. Jam paraqitur në Francë. Pastaj jam ekstraduar dhe më kanë kthyer në Itali ku për 3 muaj më mbajtën në burg. Bëra burgun. Dola në gjyq dhe dola i pastër”
Nuk e njeh as ka lidhje me Bujar Hysën, personi i dytë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
“Bujar Hysa? Hera e parë që po e dëgjoj këtë emër. As uk e njoh dhe as nuk kam psaur lidhjej me këtë person. I paraqitem policisë me vullnet sic i jam paraqitur herën e parë”
Hoxha thotë se është gati t’i përgjigjet policisë qoftë dhe asaj italiane për të sqaruar pozicionin e tij.
TIRANË- Nazlije Zefi, gruaja e Eri Zefit, i cili u vra ne 2 tetor ne Mirditë, për gjakmarrje është shprehur se ndihet e pasigurtë.Ajo u shpreh në një inter...
TIRANË- Një shofer autobusi është kapur sot nga policia, pasi po shkelte në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit. Teksa transportonte më shumë se 80 pa...
Mirditë- Kreu i PD-së në Fan të Mirditës, Eduard Gjeta ka rrahur brutalisht një banor se votoi më 30 qershor. Mësohet se Gjeta ka rrahur Gëzim Shkurtin.Banori ë...
TIRANË- Gazetari i kronikës dhe çështjeve gjyqësore, Elton Qyno ka zbuluar se autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, janë një skuadër prej...
TIRANË- Policia ka arrestuar edhe autorin e trete të grabitjes me armë të parave në një banesë në Dibër, që i shpëtoi policisë gjate aksionit “Shumbati “, ...
KUKËS– Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme 5 shtetasë sirianë drejt Kosovës. Në pr...