Aktualitet

“Të punosh 71 orë në ditë”/ Abuzimi me shumën prej 60 milionë lekësh nga shoqëria ASIE dhe gabimi me gruan e Gjiknur

2 Nëntor 2019, 15:00 Nga DOSJA
“Të punosh 71 orë në ditë”/ Abuzimi me

TIRANË–  Gazeta Mapo.al publikoi ditën e sotme një denoncim ku shkruhet se Rovena Agolli, bashkëshortja e ish-ministrit Damina Gjiknuri ka përfituar një shumë prej 60 milionë lekësh, për një punë që kushton 10 herë më pak, teksa si bashkëpronare e shoqërisë ASIE sh.p.k (sot GoldsMath), ku është bashkëpronare bëri auditin e QSKZ-së (Qendra Sportive Kuqezi).

Teka publikoi edhe dokumentet, Mapo shkruante se në bazë të kontratës është vendosur të shlyhen 4268 orë pune për dy ekspertë, për një muaj kontratë. Pra me një matematikë të thjeshtë, i bie që ekspertët të dy bashkë kenë punuar 142 orë në ditë, dhe secili, 71 orë në ditë.

Mirëpo pak minuta pas publikimit të këtij lajmit, Gazeta Mapo kërkoi ndjesë publikisht pasi kishte rezultuar se gruaja e Gjiknurit nuk kishte fare të bënte me këtë çështja.

Dosja.al e raportoi këtë lajm duke cituar kështu edhe burimin përkatës, por jemi të detyruar ta heqim për shkak të këtij konstatimi.

Duhet të theksojmë se lajmi qëndron përsa i përket abuzimit, por zonja Agolli nuk ka të bëjë me kompaninë e mësipërme, por me një tjetër person që ka identitet dhe të dhëna të ngjashme me të. Rovena Agolli është gruaja e Dritan Agollit, i cili aktualisht është drejtori i ri i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Më parë Agolli ka qenë administrator i Bashkisë Tiranë.

Lexoni denoncimin

Qendra Sportive Kuqezi ka bërë këto ditë një padi në gjykatë për të shfuqizuar ekzekutimin e një fature të majme, pasi ka konstatuar një anomali. Gazeta Mapo, ka mësuar se kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë.

Sipas asaj që Qendra ka konstatuar, Federata, ish-administratori i saj, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal, ka firmosur për të paguar shoqërinë përkatëse me një shumë prej 60 milionë lekësh, për një punë që kushton 10 herë më pak.

Qendra Sportive Kuqezi, ka vendosur ta atakojë në gjykatë këtë abuzim, sic e quan ajo në padinë e ngritur, dhe ndërkohë ish-administratorin Prodani që ka kryer veprimet e ka kallëzuar penalisht. Po ashtu, në kërkesën drejtuar gjykatës, janë listuar edhe parregullsi të tjera që ata kanë hasur.

Duhet saktësuar se pagesa ende nuk është bërë dhe shoqëria ku është pronare Rovena Agolli, i ka dërguar Federatës faturën dhe i ka kërkuar Përmbarimit zbatimin e kontratës dhe marrjen e parave.

Marrë nga Mapo.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatura e majme e shoqerise qendra sportive kuq e zi rovena agolli fatura e majme e shoqerise qendra sportive kuq e zi rovena agolli

Sondazh

Poll