Aktualitet

Tërmeti 4.7 ballë shkund Korçën/ Epiqendra në fshatin Miras, banorët pa zbardhur dita braktisin banesat

Tërmet i fuqishëm në Korçë me magnitudë 4.7 ballësh. Qytetarët në panik, braktisin banesat. Raportohet vetëm për dëme materiale.
Featured image of article: Tërmeti 4.7 ballë shkund Korçën/ Epiqendra në fshatin Miras, banorët pa zbardhur dita braktisin banesat Foto të banorëve jashtë banesave.

Korçë- Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës. Mësohet se lëkundjet e orës 05:25 kanë qenë të forta, me një magnitudë 4.7 të cilat tronditën të gjithë banorët e zonës. Pa zbardhur edhe mirë dita ata braktisën banesat e tyre dhe u vendosën në sheshet e fshatrave apo qytetit, mes temperaturave të ulëta.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km, por në fakt u ndje edhe në qytete të tjera si Elbasani, Gjirokastër, madje edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani raportohet se nuk ka dëme të mëdha materiale, por vetëm plasaritje në muret e banesave të qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Ndërkohë qytetarët e prekur nga tërmeti i 11 qershorit janë shprehur se dëmet materiale janë thelluar në banesat e tyre, pas lëkundjeve të fundit.

 

Tërmeti

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë pak javë më parë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka ishte manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet ishin të forta dhe u dëmtuan më shumë se 900 banesa dhe u lënduan mbi 110 persona.

J.V/Dosja.al

  • 13:07

    Video/ Të tronditur nga tërmeti, momenti ku banorët braktisin shtëpitë në Korçë, dalin në rrugë

    Këto që po shikoni janë pamje të siguruara nga qyteti i Korçës, në fshatin miras. Banorët e kësaj zone. Të tronditur nga lëkundjet e tërmetit që shkundi Korçën në orët e para të mëngjesit, ata kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.

    Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga televizioni lokal “SOT7”, banorët kanë dalë nga banesat pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar ndjeshëm.

    Ndërkohë edhe qytetarët e prekur nga tërmeti i 11-qershorit janë shprehur se dëmet materiale janë thelluar.

Shto Koment