Aktualitet

Ekzekutimi i Eri Zefit/ Flet bashkëshortja: Ndihem e frikësuar, kanë paguar për ta nxjerrë nga shtëpia

2 Nëntor 2019, 14:32 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Eri Zefit/ Flet bashkëshortja: Ndihem e frikësuar,

TIRANË- Nazlije Zefi, gruaja e Eri Zefit, i cili u vra ne 2 tetor ne Mirditë, për gjakmarrje është shprehur se ndihet e pasigurtë.

Ajo u shpreh në një intervistë për Syri.Net se ndihet e frikësuar për fëmijën e tyre të mitur dhe kërkon që të largohet nga vendi. Nazlije Zefi ka akuzuar policinë për manipulim provash.

Ditën ngjarjes e kam qenë me Antonin dhe e kane marrë ne telefon. I kanë thënë që të bënte shoferin. Ai ruhej për shkak të hasmërisë. Ai nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd tjetër përveç problemit e hasmërisë. Dyshoj se është vrarë për gjakmarrje dhe besoj se ata kanë paguar për ta nxjerrë  Erin nga shtëpia”, u shpreh gruaja e Anton Zefit, Nazlije Zefi.

34 vjeçari Eri Zefiu gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Zefi është gjetur i mbuluar në gjak dhe shenja plumbash nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Autorët dyshohet të kenë qenë dy, ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi gjakmarrja ne mirdite nazlije zefi vrasja per gjakmarrje eri zefi gjakmarrja ne mirdite nazlije zefi vrasja per gjakmarrje

Sondazh

Poll