Aktualitet

‘Harruan’ pështymën në maska, prova thelbësore që mund të fundosë atentatorët e prokurorit Ndoja

2 Nëntor 2019, 14:19 Nga DOSJA
‘Harruan’ pështymën në maska, prova thelbësore

TIRANË– Pështyma e lënë në maskat që kishin vendosur! Kjo mund të jetë prova thelbësore që mund të çojnë në identifikimin e autorëve që qëlluan me 20 plumba drejt automjetit ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi Andi Malko dhe miku i tij Landi Muharremi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se maskat në të cilat u pikasën gjurmë pështyme u gjetën bashkë me 2 kallashnikovët të tipit AK-47 brenda automjetit që përdorën autorët.

Automjeti tip “Mercedez Benz Evo”, ngjyrë gri dhe me targa shqiptare false u gjet e braktisur dhe e padjegur në Shkafanë të Ishmit, vetëm pak orë pas atentatit. Kjo makinë rezulton të jetë vjedhur dy javë më parë në Tiranë.

Çfarë ndodhi dje në Shkozet, si u plagos prokurori Arjan Ndoja, miku kriminel dhe shoferi ish-polic

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja plagoset arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll