Politike

"Lidhja e Ramës me Edmond Begon dhe Pëllumb Gjokën"/ Berisha flet nga Kuvendi: Ky nuk është parlament

Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal duke përmendur lidhjet e Ramës, me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego dhe lidhjen që sipas Berishës, ka Kryeministri me Pëllumb Gjokën. 

4 Dhjetor 2023, 09:48 Nga h.k

"Lidhja e Ramës me Edmond Begon dhe Pëllumb Gjokën"/

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë përpara se të nis seanca parlamentare. Berisha gjatë tensioneve mes përplasjes së deputetëve dhe Gardës së Republikës ka folur live në Facebook-un e tij, ku ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, si të përfshirë në lidhjet e tyre me krimin.

Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal duke përmendur lidhjet e Ramës, me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego dhe lidhjen që sipas Berishës, ka Kryeministri me Pëllumb Gjokën. 

"Edmond Bego është njeri që rezulton i regjistruar në Ministrinë  e Brendshme, është i implikuar i akuzuar për vrasjen e Namik Gurës. Është kriminel që nxori nga komisariati, djalin e bosit. Ka bërë disa trafikime, në Itali me Pëllumb Gjokën, një njeri që nisi karrierën e tij si politikan me trafik të qenieve njerëzore. Është personi i cili ne instesivisht me garancinë  e tenderave ai është Taulanti. Pasi ka vendosur në pushtet të plotë të gjithë administratën, pasi ka krijuar drejtësi të më kontrolluar në historinë e vendit, me ish-punonjës të SHISH, me gjykatës dhe prokurorë që funksionojnë si grupe të strukturuara kriminale, iu sul dhe parlamentit. Ky çdo gjë mund të jetë, vetëm parlament jo!”-ka thënë Berishha. 

kuvendi i shqiperise 4 dhjetor 2023 sali berisha

Sondazh

Poll