Politike

"Merrni një karrige të gjithë"/ Deputetët e opozitës bllokojnë punimet e Kuvendit të Shqipërisë

Pas tentativës së gardës për të ndaluar deputetët e Partisë Demokratike në seancë, këta të fundit kur kanë hyrë në sallë kanë vendosur karriget përpara foltores.

4 Dhjetor 2023, 09:33 Nga h.k
"Merrni një karrige të gjithë"/ Deputetët e
Momenti nga bllokimi

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë vijuar protestën e tyre edhe në seancën e sotme e cila para nisjes së saj ka nisur me përlasje dhe debate mes tyre dhe Gardës së Republikës. Pas tentativës së gardës për të ndaluar deputetët e Partisë Demokratike në seancë, këta të fundit kur kanë hyrë në sallë kanë vendosur karriget përpara foltores. Fillimisht ka nisur deputeti Gazment Bardhi me Flamur Nokën të vendos karriget dhe pastaj janë bashkuar dhe deputetët e tjerë. 

"Merrni një karrige të gjithë"-është dëgjuar të thotë Noka gjatë live-t të transmetuar në Facebook në faqen e Kryedemokratit Sali Berisha. 

kuvendi i shqiperise ne 4 dhjetor 2023

Sondazh

Poll