Politike

Rama takohet me homologun portugez: Diskutuam për modelet e AI dhe projektet inovative dixhitale

Po ashtu theksoi se do të çojnë një ekip ekspertësh në Portugali për programin transformues për banesat sociale.

3 Dhjetor 2023, 16:00 Nga I.A

 

Rama takohet me homologun portugez: Diskutuam për modelet e AI dhe
António Costa dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me homologun portugez António Costa. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Costa është reformator i shumëvlerësuar dhe me të diskutoi për projektet inovative dixhitale. Po ashtu theksoi se do të çojnë një ekip ekspertësh në Portugali për programin transformues për banesat sociale.

Postimi i Ramës:

Kryeministria - Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali

edi rama antónio costa

Sondazh

Poll