Politike

Argita Malltezi pjesë e politikës? Berisha: Fjalimi i saj nuk do të thotë asgjë më shumë se aq, është aktiviste e PD

Për gazetarët, Berisha tha se vajza e tij mbajti një fjalim si gjithë personat e pranishëm, duke shtuar se ajo ka qënë aktiviste e PD që në ditët e para të themelimit.

2 Dhjetor 2023, 14:47 Nga A.B
Argita Malltezi pjesë e politikës? Berisha: Fjalimi i saj nuk do
Berisha dhe Malltezi

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Për shumë kjo u komentua si fjalimi i parë i Argitës drejt rrugës së politikës, por kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk mendon kështu. 

Për gazetarët, Berisha tha se vajza e tij mbajti një fjalim si gjithë personat e pranishëm, duke shtuar se ajo ka qënë aktiviste e PD që në ditët e para të themelimit. Më tej, kryedemokrati shton se ky ishte fjalimi i parë publik i Malltezit në kuvendet e partisë, por sipas tij nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim.

DEKLARATA E BERISHËS:

Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.

sali berisha

Sondazh

Poll