Politike

Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kaso: Me 938 vota pro, Berisha rikonfirmohet si kryetar

Kjo është konfirmuar edhe në një deklaratë nga sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Ivi Kaso.

2 Dhjetor 2023, 17:06 Nga r.ll
Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kaso: Me 938 vota pro, Berisha rikonfirmohet
sali berisha

TIRANË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur në Pallatin e Koncerteve.

Nga 1203 delegatë, 1000 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. Nga procesi i votimit 993 vota kanë qenë të vlefshme dhe 7 të pavlefshme. Berisha ka siguruar 938 vota pro, duke i rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike. Kjo është konfirmuar në një deklaratë nga sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Ivi Kaso.

"Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.
Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.
Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë. Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.", tha Kaso. 

Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kaso: Me 938 vota pro, Berisha rikonfirmohet

sali berisha kuvendi pd 2 dhjetor 2023

Sondazh

Poll