Politike

"Ke flakadan në xhep"/ Ndalohet Noka të futet në Kuvend, deputeti përplaset me Gardën

Në pamjet e transmetuara në Facebook-un e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shihen sesi deputetët e opozitës përplasen me rojet e gardës. Gjatë hyrjes dëgjohet debati mes Nokës dhe anëtarit të gardës, ku ky i fundit i thotë: Ke flakadan në xhep nuk do të hysh. 

4 Dhjetor 2023, 09:20 Nga h.k
"Ke flakadan në xhep"/ Ndalohet Noka të futet në
Momenti përplasjes

TIRANË-Garda e Republikës ka ndaluar ditën e sotme e deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë. Në pamjet e transmetuara në Facebook-un e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shihen sesi deputetët e opozitës përplasen me rojet e gardës. Gjatë hyrjes dëgjohet debati mes Nokës dhe anëtarit të gardës, ku ky i fundit i thotë: Ke flakadan në xhep nuk do të hysh. 

“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët dhe Bardhi që thotë "Mos më prek me dorë". 

sali berisha kuvendi i shqiperise 4 dhjetor 2023

Sondazh

Poll