Politike

VIDEO- Deputetët e PD përplasen me punonjësit e Gardës, Noka nuk lejohet të futet brenda, Bardhi: Ka armë?

Kryedemokrati Sali Berisha i cili qëndron pas deputetëve.

4 Dhjetor 2023, 09:22 Nga A.B
VIDEO-  Deputetët e PD përplasen me punonjësit e Gardës,
Garda

TIRANË- Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë. Garda nuk lejoi deputetin Flamur Noka që të futej brenda, duke u shprehur se ai ka flakadanë. Kontrolle u ushtruan edhe në çantat e deputetëve femra.

Noka nuk u lejua të futej brenda, ndërsa Bardhi kundërshtoi duke i thënë:

'Ku e dini ju që ka flakadanë në xhep? Pse nuk lejohet? Ka armë? Mos e prekni me dorë'- dëgjohet të thotë Bardhi. 

Në video, dallohet edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili qëndron pas deputetëve./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

kuvendi 4 dhjetor 2023

Sondazh

Poll