Aktualitet

Tentuan të trafikonin kanabis, pranga dy të rinjve në pikën kufitare të Murriqanit

5 Mars 2019, 08:32 Nga DOSJA
Tentuan të trafikonin kanabis, pranga dy të rinjve në pikën

SHKODËR- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të kalonin drogë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.

Bëhet fjalë për: Izmir Gjekajn, 31 vjeç, dhe Ervin Nurjen, 23 vjeç, banues të dy në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje të territorit shqiptar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin  në pronësi të 31-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 7.2 kilogramë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Tentojnë të kalojnë pikën kufitare me lëndë narkotike, arrestohen 2 persona.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasit I. Gj. 31 vjeç, dhe E. N. 23 vjeç, banues të dy në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje të RSh-së, në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin  në pronësi të shtetasit I. Gj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7.2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin nurja izmir gjekaj muriqan policia e shtetit trafik narkotikesh ervin nurja izmir gjekaj muriqan policia e shtetit trafik narkotikesh

Sondazh

Poll