Aktualitet

Krimi në Korçë/ Djali vret nënën 84-vjeçare, Policia zbardh ngjarjen: U godit në kokë

5 Mars 2019, 08:19 Nga DOSJA
Krimi në Korçë/ Djali vret nënën 84-vjeçare,

KORÇË- Policia ka zbardhur krimin në familje që ka ndodhur në lagjen Nr.13 të Korçës ditën e djeshme. (Lexo këtu)

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se Nesim Demollari, 64 vjeç ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, nënën e tij 84 vjeçare, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Fillimisht dyshohej se 64-vjeçari e kishte mbytur nënën e tij pasi në fytin e saj kishte hematoma.

Por shenjat mund të jenë shkaktuar edhe nga dhuna që Nesimi ushtronte mbi nënë. Fqinjët dhe halla e autorit treguan para kamerave se 64-vjeçari konsumonte pije alkoolike dhe kur kthehej në shtëpi ushtronte dhunë mbi të ëmën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në datë 04.03.2019, ku shtetasja N.D., gjeti vdekjen në banesën e saj.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të kryerjes së veprimeve të mëtejshme proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të djalit të saj, shtetasit N.D, 64 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, nënën e tij N.D., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce krimi ne korce nazime demollari nesim demollari korce krimi ne korce nazime demollari nesim demollari

Sondazh

Poll