Aktualitet

Jaeld Çela në arrati/ Flet avokati: Ish-shefi i policisë së Vlorës do dorëzohet (Video)

4 Mars 2019, 23:03 Nga DOSJA
Jaeld Çela në arrati/ Flet avokati: Ish-shefi i policisë

“Patjetër do paraqitet para gjykatës. Patjetër do ballafaqohet me gjykatën personalisht”, tha avokati i tij.

Avokati Petrit Ismaili: Është akuzuar për vepra penale shumë të rënda. E ka kuptuar që situata është e paverifikuar. Patjetër që do përballet me drejtësinë, por të shkojë në burg pa asnjë akuzë konkrete ndihet i paragjykuar. Në 1 vit e gjysmë hetime, mbrojtjes nuk i është dhënë asnjë provë. Në asnjë provë në asnjë fakt, akuza nuk ka përmendur.

A ka pasur Jeald Çela kontakte direkte me Florian Habilaj?

Nuk ka asnjë telefonatë që klienti im të ketë bërë me të. Është përfolur gjatë tërë vitit dhe pas hetimit. Ka qenë një mesazh për vit të ri, jo nga Florian habilaj por nga Artan Habilaj. Nuk kam asnjë informacion nga gjykata për përfundimin e hetimit. Vetë prokuroria në gjithë rastet prokuroria i referohet ngjarjeve, 2013, 2014, 2015 kur nuk ka qenë farë polic.

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës ka gati një vit që i fshihet drejtësisë. Por ndonëse nuk guxon të përballet me të, ai nuk heq dorë nga beteja proceduriale nga arratia. Çela ka bërë ankim në gjykatë për zgjatjen e hetimit. Përmes avokatit të tij ditë më parë, ish-zyrtari i policisë ka depozituar një kërkesë penale që ka për objekt “ankimin mbi zgjatjen e afatit të hetimeve”. /Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupi habilajve jaeld cela moisi habilaj saimir tahiri grupi habilajve jaeld cela moisi habilaj saimir tahiri

Sondazh

Poll