Aktualitet

Prishja e objekteve kulturore/ Qytetarët e Tiranës: 80 vjet që cënojnë vlerat hisorike

5 Mars 2019, 08:26 Nga DOSJA
Prishja e objekteve kulturore/ Qytetarët e Tiranës: 80 vjet që

TIRANË- Prishja e objekteve me vlerë historike dhe kulturore në Tiranë, siç është, prishja e Hotel Vjosës, ku është hap një ndër shkollat e para shqipe të qytetit nga tironsi Osman Elezi,  dhe prishja e Bar Sahatit, që ka qenë epiqendër takimi për shumë vendali dhe udhetarë, ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët e Tiranës.

Kështu “Faqja Tirona” me anë të një postimi, shprehet se dënon çdo veprim, i cili cënon vlerat kulturore të qytetit.

Postimi i plotë i faqes Tirona

Faqja Tirona dënon çdo veprim anti-moral që kryhet kundra vlerave etno kulturore të nonës tonë Tirona. Ne nuk jemi as shoqatë, as parti, as Bashki, ne jemi nje komunitet autoktonësh dhe jo autoktonësh, që në zemër e shpirt ndiehemi tironas, edhe na dhimset si po shkaterrohet identiteti joë i përbashkët. Ndjehemi të pafuqishem me mrojt venin tone, hakun tone. Dy fatkeqsi te reja rane mbi qytetin tone sefundmi: 1) Prishja e Hotel Vjoses, ku eshte hap nje nder shkollat e para shqip te qytetit nga tironsi Osman Elezi. 2) Prishja e Bar Sahatit, qe ka qene epiqender takimi per shume vendali dhe udhetare. Ne ate bar e shkruajti kongen e famshme per ekipin e Tirones Mustafa Budini ne vitet ’60. Faqja Tirona deklaron se nuk ka per t’i thone derrit daj kurre, edhe me poshterisnat dhe lepirhanet qe bohen ketu. Do perpiqemi t’ngrefim vetem ndjenja dashnie, dhembshurie, edhe mirnjohje per Tironen, tironsit, ene trashigimin tone etno kulturore. Zoti na nimoft se ene icik kon per t’ia ndrru ene emrin qytetit kshu si e kon bo hajdutnit ket pun, ka 80 vjet qe perseritet e njejta histori.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet objektet historike prishja e bar sahatit prishja e hotel vjoses objektet historike prishja e bar sahatit prishja e hotel vjoses

Sondazh

Poll