Aktualitet

Shkaktoi “furtunë” me deklaratën e tij, Saimir Pirgu: Nuk jam penduar për gjërat që kam thënë

4 Mars 2019, 22:07 Nga DOSJA
Shkaktoi “furtunë” me deklaratën e tij, Saimir Pirgu: Nuk

TIRANË- Saimir Pirgu, tenori shqiptar me famë botërore, i ftuar sot në programin “A Shoë” në News 24, komentoi shprehjen me të cilën ngriti një furtunë të vërtetë dhe një lum akuzash ndaj vetes.

Ai thotë se e përdori frazën “do më duhen 200 mijë shfaqje të rekuperoj dëmin e një gome të djegur” si një metaforë dhe irritim ndaj atyre që e përdorin protestën. Pirgu thotë se nuk ka asgjë me ata që protestojnë.

Ishte një metaforë por thelbi është konkret dhe i qartë. “Nuk jam penduar për gjërat që kam thënë, por habitem nga mënyra se si janë transformuar fjalët e mia. Shumë gjëra nga Shqipëria më duken absurde. Nuk e kam me popullin, me ata që protestojnë. Më irritojnë ata që e përdorin popullin për qëllimet e tyre. Më irriton fakti kur nëpër botë na tregojnë me gisht dhe na thonë që ne jemi si popujt e Afrikë, se nuk dimë të bëjmë shtet”,- sqaron Pirgu.

Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet furtuna ne media saimir pirgu seklarata per protesten furtuna ne media saimir pirgu seklarata per protesten

Sondazh

Poll