Aktualitet

Protesta e opozitës/Blindohet Kuvendi, 1600 forca policie në terren, tela dhe gardhe hekuri

5 Mars 2019, 08:01 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/Blindohet Kuvendi, 1600 forca policie në terren,

Tiranë-Ditën  e sotme pritet që opozita të zhvillojë protestën e saj para Kuvendit. Nga tjetër edhe Kuvendi nis seancën plenare në orën 10:00 ku do të betohen edhe 4 kandidatët që pranuan mandatet e deputetëve. 

Por ana tjetër, Policia dhe Garda është në terren dhe po merr masat rreth godinës së Kuvendit. Mësohet se në terren sot për shkak të protestës do të jenë 1600 forca policie, 200 me plan të organizuar. Edhe sot godina e parlamentit është e rrethuar me tela me gjemba dhe gardhe hekuri.  Po kështu një kordon policie është vendosur rreth kësaj godine. 

Nëse ka përplasje mes policisë dhe protestuesve  turma do shpërndahet fillimisht me ujë dhe më pas me gazi lotsjellës. Janë bllokuar edhe rrugër kryesore të kryeqytetit. 

Nga ana tjetër mijëra qytetarë i janë drejtuar Tiranës për të protestuar. Dosja.al mëson  se mbi 4000 mijë qytetarë nga Shkodra dhe Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së sotme. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1600 policë në terren masat e policise protesta e opozites 5 mars 2019 tela dhe gardhe hekuri 1600 policë në terren masat e policise protesta e opozites 5 mars 2019 tela dhe gardhe hekuri

Sondazh

Poll