Aktualitet

Sherr i fortë mes Saimir Tahirit dhe Basir Çollakut: Ti kokrra e idiotit, merrem unë me këtë idiot (VD)

4 Mars 2019, 22:41 Nga DOSJA
Sherr i fortë mes Saimir Tahirit dhe Basir Çollakut: Ti kokrra e

Ish-ministri Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në Opinion pati një përplasje të ashpër me gazetarin  Basir Çollaku, i cili ka treguar udhëtimin që ka pasur Moisi Habilaj, babai i ish-ministrit dhe bashkëshortja e tij drejt Italisë. (Lexo këtu)

Saimir Tahiri: Kjo e gjitha është një maskardë. Një proces i komanduar politik, kaq e thjeshtë. Në këtë histori, nuk ka një provë prokurorie që Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë, për një vepër penale unë sot nuk e kam. Unë kam zgjedhur t’i bie gjërave drejt dhe ballit si e meriton. Unë kam vendosur të jem ky që jam. Janë disa letër porosi që nuk thuhet se Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë. Kam udhëtuar me skaf me familjen time e do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Do ta bëjë e nuk kam kryer vepër penale. Unë di ca kam bërë vetë dhe di që kam qenë ministër dhe jam sjellë në mënyrë shembullore. Kam udhëtuar në cdo cep të Shqipërisë dhe do e bëjë të njëjtën gjë. Ai Basir është një kokër idoti.

Blendi Fevziu: Kjo nuk është etike zoti Tahiri…

Saimir Tahiri: Ai gënjen publikisht mo. Gruaja ime, babai im nuk kanë vulën. Le t’i nxjerrin dhe një herë letrat. I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi. Thuaji atij injorantit ore… Ti thuash idiot nuk është fyerje për të.

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është njohur me akuzat e Prokurorisë për Krimet e Rënda, që e akuzon Tahirin për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./ Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku grupi i habiljave perplasja tahiri-collaku saimir tahiri basir collaku grupi i habiljave perplasja tahiri-collaku saimir tahiri

Sondazh

Poll