Aktualitet

Çollaku nxjerr dokumentet ka udhëtuar me Habilajt, flet avokati i Tahirit: Nuk ka asnjë provë, Prokuroria aludon

5 Mars 2019, 06:33 Nga DOSJA
Çollaku nxjerr dokumentet ka udhëtuar me Habilajt, flet avokati i

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme ka pasur debate të forta mes gazetarit Basir Çollaku dhe Saimit Tahirit në emisionin “Opinion”. Çollaku ka treguar lidhur me udhëtimin që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pretendohet se ka patur me Moisi Habilajn drejt Italisë. 

Sipas Çollakut, Tahiri ka udhëtuar me Habilajt dhe  bashkëudhëtarë ishin edhe babai i ish-ministrit dhe bashkëshortja e tij. Çollaku u shpreh se akuzat për Tahirin ishin të njëjta me ato të Klement Balilit dhe personave të tjerë që janë arrestuar ndërkohë që ish-ministri hetohet në gjendje të lirë. (lexo këtu)

Por avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia u shpreh se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë dhe se Prokuroria aludon. 

“Unë dua të nis me dy probleme në gjenezë të tyre që kanë të bëjnë me thelbin e çështjes. Dua të sjell në kujtesë të të gjithë shqiptarëve. Para komisionit të mandateve, tre prokurorë të cilët nuk janë më, dhe aludoheshin se ishin me bindje të kundërta të PS-së i kërkuar komisionin e madateve masën e arrestit. U paraqitën duar të pastra dhe me arsyetimin se materiali kishte ardhur nga prokuroria e Katanjas. Ky material u vu në dizpozicion dhe u pushua çështja atje se nuk ka asnjë material apo provë që të implikohej Tahiri. Më pas u vunë tre prokurorë të tjerë që kishin presion dhe konkluduan në tre akuza të reja. Këto tre akuza të reja nuk kanë asnjë provë dhe material.Aludohet nga Prokurora për këto akuza. “, u shpreh Maks Haxhia. 

Video nga “Opinion”

 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat nga prokuroria hetimet për habilajt marks haxhia saimir tahiri akuzat nga prokuroria hetimet për habilajt marks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll