Aktualitet

Atentat në Lezhë, të shtëna me kallashnikov ndaj kushëririt të Ardian Nikulajt (EMRI)

I plagosur rëndë ka mbetur Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt, biznesmenit që u vra në lokalin e tij më 19 prill të këtij viti.

2 Dhjetor 2023, 21:45 Nga r.ll
Atentat në Lezhë, të shtëna me kallashnikov ndaj
ardian nikulaj

LEZHË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë para pak minutash.

I plagosur rëndë ka mbetur Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt, biznesmenit që u vra në lokalin e tij më 19 prill të këtij viti.

Mësohet se Eno Nikulaj u qëllua me kallashnikov te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Dyshohet se shkaku i atentatit të jetë hakmarrja.

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor. Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

eno nikulaj vrasje ne lezhe

Sondazh

Poll