Aktualitet

Tjetër aksident në Belsh/ 17-vjeçari përplas me motor këmbësoren, e moshuara ndërron jetë në spital

2 Dhjetor 2023, 21:34 Nga DOSJA
Tjetër aksident në Belsh/ 17-vjeçari përplas me motor
foto ilustruese

Belsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll