Aktualitet

Makina përplas motorin në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën një 40-vjeçar

Drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

2 Dhjetor 2023, 18:27 Nga r.ll
Makina përplas motorin në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën
foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Belshn në fshatin Shalës. Mësohet se një 49-vjeçar ka përplasur me makinë për vdekje një 40-vjeçar që po drejtonte një motor.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Belsh/Informacion paraprak

reth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne aksin cerrik-belsh

Sondazh

Poll