Aktualitet

Dy vëllezërit godasin me thikë fqinjin në Kurbin, i plagosuri dërgohet në Spitalin e Traumës

Sipas policisë dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobta dhe bëhet me dije se të dy vëllezërit kanë shkuar drejt banesës së fqinjit me forcë dhe e kanë dhunuar brenda shtëpisë së tij.

2 Dhjetor 2023, 14:24 Nga h.k
Dy vëllezërit godasin me thikë fqinjin në Kurbin, i
Foto ilustruese

KURBIN- Dy vëllezër janë konfliktuar me fqinjin e tyre në Kurbin ditën e sotme, ku si pasojë ka mbetur një i plagosur. Jozef dhe Ervis Kolici kanë goditur me mjet prerës personin E.K 20 vjeç. Sipas policisë dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobta dhe bëhet me dije se të dy vëllezërit kanë shkuar drejt banesës së fqinjit me forcë dhe e kanë dhunuar brenda shtëpisë së tij.

20-vjeçari është dërguar menjehër në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje kirurgjikale. Policia ka vendosur në pranga autorët dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISë

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Jozef Caku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Jolici, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme."

sherr me thika ne kurbin

Sondazh

Poll