Aktualitet

Gjendet i pajetë i moshuari në Malësinë e Madhe

Sipas informacioneve policore, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

2 Dhjetor 2023, 19:03 Nga r.ll
Gjendet i pajetë i moshuari në Malësinë e Madhe
foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Ditën e sotme, një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.

malesi e madhe

Sondazh

Poll