Aktualitet

Sulmuan dhe dhunuan Gjergj Zefin me sende të forta, arrestohet në Tiranë një prej autorëve

Gjithashtu policia ka sekuestruar automjetin me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe telefonin e tij.

2 Dhjetor 2023, 20:46 Nga r.ll
Sulmuan dhe dhunuan Gjergj Zefin me sende të forta, arrestohet në
gjergj zefi

TIRANË- Policia ka vë në pranga ditën e sotme, një prej 3 personave që ka dhunuar rreth dy muaj më parë Gjergj Zefin, administratorin e një portali në Tiranë.

Sipas informacionit në pranga është vënë një 31-vjeçar, banues në Elbasan. Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Gjithashtu policia ka sekuestruar automjetin me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe telefonin e tij.

Gjergj Zefi u dhunua pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, ku u sulmua me sende të forta sapo ka dalë nga zyra.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, u godit me sende të forta administratori i një portali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

gjergj zefi

Sondazh

Poll