Aktualitet

Donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje, arrestohet në Spanjë Ismail Zeneli

Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi.

2 Dhjetor 2023, 12:41 Nga A.B
Donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për
Vellezerit Nela dhe Zeneli

TIRANË- Vihet në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani. 

Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar pardje nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi.

Sipas SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës. Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier./Dosja.al

ismail zeneli

Sondazh

Poll