Sport

PERLE!... Ernest Muçi ia ka marrë dorën Aston Villas, por goli i sulmuesit kuqezi nuk i mjaftoi Legias për të fituar… Shijojeni golin

Aston Villa fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Legias dhe ngjitet në krye të gupit E me 12 pikë, në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Conference League.

1 Dhjetor 2023, 02:40 Nga DOSJA

PERLE!... Ernest Muçi ia ka marrë dorën Aston Villas, por goli

ANGLI - Aston Villa, e drejtuar nga trajneri spanjol Unai Emery, kaloi në avantazh që në minutën e 4-t me anë të Diaby.

Megjithatë në minutën e 20-të duke shfrytëzuar një gafë të Kamara, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, realizoi një perlë të vërtetë për skuadrën e tij të Legias, duke barazuar në 1-1.

Pas dy golave në Varshavë në takimin e pare, futbollisti kuqezi nga Tirana, i realizon edhe golin e tretë skuadrës angleze nga Birminghami, njeri më i bukur se tjetri.

Por gjithsesi, ai nuk i mjaftoi skuadrës polake të Legias, pasi sfida u vulos nga Alex Moreno, që shënoi golin e fitores për vendasit në minutën e 59-të.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për futbollistin tjetër shqiptar Jurgen Çelhaka, që u aktivizua në minutën e 77-të në vend të Slisz.

Pas këtij takimi, Aston Villa grupin E kryeson me 12 pikë, teksa Legia renditet në vend të dytë me 9 pikë. Më pas janë AZ Alkmaar me 6 dhe Zrinjski me 3 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll