Sport

Liverpool ia del të sigurojë raundin tjetër të Europa League! Kalon edhe Bayer Leverkusen, ndërsa Roma ngec...

Roma ngec në barazimin 1-1 në transfertën e Sevette, me golin që për miqtë e realizoi Lukaku në minutën e 21’, teksa për vendasit shënoi Bedia në minutën e 50’. Roma renditet në vend të dytë të grupit G me 10 pikë, pas Slavia Prague që kryeson me 12 pikë, pas këtij barazimi.

1 Dhjetor 2023, 00:10 Nga DOSJA
Liverpool ia del të sigurojë raundin tjetër të Europa

ANGLI - Liverpool bind me fitoren 4-0 ndaj LASK dhe siguron raundin tjetër të Europa League. Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të nga Diaz, teksa Gakpo dyfishoi avantazhin e vendasve vetëm tre minuta më pas.

Ndërsa në minutën e 51-të Salah realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në fund ndeshja u vulos nga Gakpo që shënoi golin e katërt në minutën e 90-të+2. Pas këtij triumfi Liverpool kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League dhe kryeson grupin E me 12 pikë, teksa LASK qëndron në vend të fundit me tre pikë.

Dyshja tjetër e këtij grupi, Toulouse-Royale Union u ndanë me barazim pa gola. Pas këtij takimi Toulouse renditet në vend të dytë me 8 pikë, teksa Royale Union në vend të tretë me 5 pikë.

Bayer Leverkusen fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën e Hacken dhe siguron kualifikimin në raundin tjetër të Europa League. Leverkusen zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të me Boniface, teksa në minutën e 74-të Schick vulosi rezultatin e këtij takimi. Pas kësaj ndeshjes Hacken renditet në vend të fundit të grupit H me zero pikë, teksa Bayer Leverkusen kryeson me 15 pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, Molde-Qarabag u mbyll me rezultatin 2-2 me golat që për vendasit i shënuan Eriksen në minutat 82 dhe 87, teksa për miqtë shënuan me Juninho (12’) dhe Mustafazada në minutën e 90-të+5. Kështu pas kësaj sfide Molde renditet në vend të tretë me 7 pikë, po aq sa Qarabag i vendit të dytë.

Marseille-Ajax fiton me rezultatin 4-1 në përballjen e këtij raundi. Golat për francezët i realizuan Aubameyang në minutat e 9, 48, 90+3 dhe Mbemba në minutën e 26-të. Teksa për holandezët shënuan Brobbey në minutat 10’, 30’ dhe Akpom në minutën e 80’. Pas kësaj ndeshje Marseille kryeson grupin B me 11 pikë, teksa Ajax qëndron në vend të fundit me dy pikë.

Roma ngec në barazimin 1-1 në transfertën e Sevette, me golin që për miqtë e realizoi Lukaku në minutën e 21-të, teksa për vendasit shënoi Bedia në minutën e 50-të. Roma renditet në vend të dytë të grupit G me 10 pikë, pas Slavia Prague që kryeson me 12 pikë, pas këtij barazimi, teksa Servette renditet në vend të tretë me pesë pike dhe shkon në “play-off” e 1/16-ave të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll