Sport

Ballkani dorëzohet në fund ndaj Viktoria Plzen, por mbetet në garë për kualifikim...

Ballkani ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Conference League, duke mbyllur renditjen me 4 pikë, por me një mundësi kualifikimi

30 Nëntor 2023, 21:26 Nga DOSJA

Ballkani dorëzohet në fund ndaj Viktoria Plzen, por mbetet në

TIRANE - Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, pësoi minimalisht 1-0 nga liderja e grupit, Viktoria Plzen.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, pati mundësitë e saj në pjesën e parë, ndërsa goli erdhi pas një dalje të gabuar të portierit, Enea Koliqi në minut[n e 81-të.

Kësisoj, Ballkani mbetet i fundit në tabelë me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë. Dinamo Zagreb është i dyti me 6 pikë, kurse lider i grupit është Viktoria Plzen me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani përballet me Dinamo Zagrebin në Kroaci. Në rast të një fitoreje dhe barazimi apo humbje të Astanas ndaj Viktoria Plzen, Ballkani do të mund të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt.

Ballkani dorëzohet në fund ndaj Viktoria Plzen, por mbetet në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll