Sport

Jude Bellingham në tryezën e operacionit? Zërat sa vinë dhe forcohen nga Spanja…

Real Madridi fitoi në shtëpi ndaj Napolit me rezultatin 4-2, në fazën e 5-të të Grupit C të Champions Leaague, ku mesfushori anglez la shenjë me një gol.

30 Nëntor 2023, 20:00 Nga DOSJA
Jude Bellingham në tryezën e operacionit? Zërat sa vinë dhe

SPANJE - Jude Bellingham ka vazhduar në formën e tij këtë sezon dhe pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Napolit, ku shënoi një gol dhe asistoi. Megjithatë, duket se ai vazhdon të ketë probleme me shpatullën dhe do të përfundojë në tavolinën e operacionit.

Mesfushori Jude Bellingham i ka tejkaluar të gjitha pritjet që nga transferimi i tij në Real Madrid. I blerë në verë për 103 milionë nga Borussia Dortmund, anglezi theu çdo rekord dhe shënoi 15 gola, duke asistuar katër herë në 16 ndeshjet e tij të para për Madridin.

Duhet theksuar se ndërkombëtari anglez, i krahasuar shpesh me Zidanin, i ka menaxhuar këto shifra të jashtëzakonshme, duke vuajtur nga probleme mjekësore. 

Bellingham u përball me probleme me shpatullat edhe te Borussia Dortmund, por ato u rishfaqën në ndeshjen me Rayo Vallecanon (0-0) në kampionat, që e lanë të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të “galaktikëve”, me Bragën (3-0) dhe Valencia (5-1).

Kështu, gazetari spanjoll Mario Cortegana deklaroi se operacioni është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e tij me shpatullën. Herët a vonë, Bellingham do të duhet të operohet, por nuk dihet nëse operacioni do të bëhet pas disa muajsh, një sezoni, apo edhe më gjatë.

Madridi nuk e ka diskutuar ende planin për Bellinghamin, por opsioni është duke u diskutuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll