Sport

Conference League / Kualifikohen Lilla, Bodo Glimt, Gent dhe Slovan Bratislava!

Ekipi sllovak fitoi 1-2 “finalen” përballë Klaksvik në Ishujt Faroe. Ndërkohë që ra në sy humbja 0-5 e Besiktasit në Turqi kundër Club Brugge.

1 Dhjetor 2023, 00:21 Nga DOSJA
Conference League / Kualifikohen Lilla, Bodo Glimt, Gent dhe Slovan Bratislava!

FRANCE - Lille, Bodo/Glimt, Gent dhe Slovan Bratislava siguruan kualifikimin në Conference League pas fitoreve në duelet e sotme. Skuadra e Edon Zhegrovës triumfoi 0-2 në Slloveni përballë Olimpija Ljubjanës.

Golat e Cabellas dhe Yazicii u mjaftoi francezëve për të prerë biletën në takimet me eliminim direkt. Feston edhe Bodo/Glimt pas suksesit 4-2 në Norvegji kundër zviceranëve të Luganos.

Më tej avancojnë edhe belgët e Gentit, të cilët mposhtën 4-1 Zorya Luhansk. Ndërkohë që kualifikimin preku edhe Slovan Bratislava.

Ekipi sllovak fitoi 1-2 “finalen” përballë Klaksvik në Ishujt Faroe. Ndërkohë që ra në sy humbja 0-5 e Besiktasit në Turqi kundër Club Brugge.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll