Sport

Rico dhe Navas shijuan një darkë familjare me gratë e tyre, në shtëpinë e kostarikanit

Sergio Rico dhe Keylor Navas shijuan një darkë familjare, së bashku me bashkëshortet e tyre, në shtëpinë dhe fëmijët e portierit të Kosta Rikës.

30 Nëntor 2023, 18:33 Nga DOSJA

Rico dhe Navas shijuan një darkë familjare me gratë e tyre,

SPANJE - Portieri 29-vjeçar i Parisit, Sergio Rico kishte shqetësuar shumë botën e futbollit, kur u bë i ditur lajmi për dëmtimin e rëndë të tij nga rënia prej kalit, majin e kaluar dhe ra në koma. 

Gjatë qëndrimit të gjatë në spital, futbollisti spanjol i PSG-së ka pasur mbështetjen e mikut të tij të shtrenjtë, Keylor Navas.

Tani që Rico po i kthehet dalëngadalë ritmit normal të jetës, ai po shijon në maksimum ditët e tij larg fushës. Madje, mbrëmjen e së mërkurës ai ka shijuar një darkë familjare me Navas, bashkëshortet e tyre në shtëpinë e kostarikanit.

Rico dhe Navas shijuan një darkë familjare me gratë e tyre,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll