Sport

Mario Balotelli ka treguar se kush ka qenë trajneri më i keq në karrierën e tij...

Mario Balotelli përcaktoi trajnerin më të keq që ka pasur në karrierën e tij.

30 Nëntor 2023, 17:51 Nga DOSJA
Mario Balotelli ka treguar se kush ka qenë trajneri më i keq në

ITALI - Vetëm disa ditë, pasi doli i padëmtuar nga një aksident i rëndë automobilistik  pranë Brescias në Itali, ish-sulmuesi ndërkombëtar foli për karrierën e tij në 'TVPlay' të Twitch, duke u ndaluar gjerësisht për kohën e tij në Liverpool.

Në dy sezone, lojtari aktual i Adana Demirspor, që gjithashtu ka luajtur për Manchester City dhe AC Milan, nuk ka mundur kurrë të vendoset në Merseyside (28 paraqitje, 4 gola). 

Ai ka patur vështirësitë, për ta provuar veten të domosdoshëm për “Reds”, përvoja e tij në “Anfield” u shënua kryesisht nga një marrëdhënie e stuhishme me menaxherin e tij të atëhershëm, Brendan Rodgers.

Gjithashtu gjatë intervistës së tij, “Super Mario” kujtoi se tekniku 50-vjeçar ishte edhe “trajneri më i keq” me të cilin ai kishte punuar që nga debutimi i tij profesional e deri më sot.

Për të qenë më të saktë, ai theksoi se ish-trajneri i tij Brenda Rodgers kishte gjëra për t'i mësuar gjatë stërvitjes, megjithatë e konsideron atë një "fatkeqësi" në planin njerëzor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll