Sport

Histori filmi, futbollisti i Schalkes, u deklarua se vdiq në aksident automobilistik, por u gjet i gjallë në një fabrikë!

Kamba u gjet i gjallë dhe i shëndetshëm. Ai punonte në një fabrikë jo shumë larg Gelsenkirchenit, qyteti që ka skuadrën e futbollit të Schalkes dhe qëndron aty që nga ngjarja “tragjike” në Afrikë.

30 Nëntor 2023, 17:49 Nga DOSJA

Histori filmi, futbollisti i Schalkes, u deklarua se vdiq në aksident

KONGO - Në vitin 2016, lajmi se futbollisti dhe shpresa e madhe e Schalke gjermane, Janik Kamba, vdiq në një aksident rrugorë në Kongo, tronditi planetin, por katër vjet më vonë, ndodhi një kthesë si të ishte një histori filmi.

Përkatësisht, Kamba u gjet i gjallë dhe i shëndetshëm. Ai punonte në një fabrikë jo shumë larg Gelsenkirchenit, qyteti që ka skuadrën e futbollit të Schalkes dhe qëndron aty që nga ngjarja “tragjike” në Afrikë.

Gjithçka doli në sipërfaqe kur gruaja e tij tentoi të arkëtonte një sigurim jete prej pesë milionë eurosh. Ajo u refuzua menjëherë, por Christina Vaughn arriti të binte dakord për një pagesë pak më shumë se 1.500.000 euro dhe ato para u derdhën në llogarinë e "vejushës" së tij.

Histori filmi, futbollisti i Schalkes, u deklarua se vdiq në aksident

Të dy u dënuan përfundimisht dhe më vonë kaluan 46 muaj pas hekurave. Pas vuajtjes së dënimit, Kamba u kthye në vendlindjen e tij, Kongo, ku kalon kohë me djalin e tij dyvjeçar. Në një intervistë për “Bild”, ai ka prezantuar versionin e tij të ngjarjes.

“Jam i pafajshem. Jam shumë i zhgënjyer në Gjermani! Ata kishin dhe kanë zero prova kundër meje, por donin të më dërgonin në burg, pastaj të më internonin. Unë shkova vullnetarisht në Afrikë sepse Gjermania dëshiron të më portretizojë si të keq vetëm sepse kam luajtur dikur për Schalken. Për mua askush nuk e bëri detyrën si duhet, as gjyqtarët, as prokurorët, as hetuesit, as policia – tha Kamba dhe i habiti të gjithë me deklaratën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll