Sport

Legjenda Schmeichel kritikon Onanën: "Gabimet e tij i kushtuan shumë skuadrës"...

Manchester United barazoi kundër Galatasaray dhe komplikoi kualifikimin në Champions League

30 Nëntor 2023, 17:29 Nga DOSJA

Legjenda Schmeichel kritikon Onanën: "Gabimet e tij i kushtuan

ANGLI - Shtypi anglez nuk ia fal paraqitjen portierit Andre Onanës në ndeshjen e djeshme ndaj Galatasaray.  Portieri nuk ishte në maksimumin e tij në dy lëvizje që rezultuan gola për turqit dhe tani, pasi barazoi ndeshjen 3-3, Manchester United është në dyshim për kualifikimin në '16-ën' e Champions League. 

Peter Schmeichel, ish-portieri danez që përfaqësoi “Djajtë e Kuq”, pasi kishte fituar edhe një Champions League me klubin anglez, i kritikoi gabimet e portierit kamerunas. "E dini çfarë? Unë mendoj se katër mbrojtësit luajtën shumë mirë, nuk mendoj se mund të kishin bërë më shumë. Por gabimet e portierit ishin shumë, shumë të shtrenjta për ekipin", shpjegoi Schmeichel në CBS. 

Legjenda Schmeichel kritikon Onanën: "Gabimet e tij i kushtuan

Dhe ai vazhdoi: "Sa herë që një portier bën një gabim, është një gol, është një fakt i jetës. Kur luan në këtë nivel, çdo gabim i vogël që bën përfundon si penallti dhe duhet të mësosh nga kjo",- shtoi ish gardiani, i cili ka luajtur edhe për ngjyrat e Sportingut.

Edhe Stephen Warnock, ish-futbollisti anglez, gjithashtu nuk e ka kursyer Onanën, sidomos pas golit të tretë të 'Gala', të shënuar nga Akturkoglu. "Ai duhet të pozicionohet më mirë. Ai e la ekipin të duket keq dhe as që më pëlqen ta them këtë. Ai duhet të bëjë më shumë në një lojë të kësaj përmasash."

Legjenda Schmeichel kritikon Onanën: "Gabimet e tij i kushtuan

Trajneri Erik ten Haag u pyet për paraqitjen e portierit dhe ai nuk pranoi të fajësonte kamerunasin. "Unë jam gjithmonë fajtor. Unë jam përgjegjës për këtë. Ne e dimë se kemi një projekt dhe po bëjmë përparim. Ne po ecim në drejtimin e duhur dhe e di që do të jemi të suksesshëm në planin afatgjatë, por të qëndrojmë në Champions League, duhet t'i fitojmë këto ndeshje. Nuk është një çështje individuale. Sigurisht, gabimet individuale në futboll mund të bëjnë ndryshimin dhe ne marrim përgjegjësinë, por ajo që ka rëndësi është gjithmonë skuadra".

Me këtë barazim, Manchester United komplikon (edhe më shumë) llogaritë për fazën tjetër të Champions League. “Djajtë e Kuq” zënë vendin e fundit në Grupin A me një ndeshje për të luajtur, me 4 pikë, një më pak se Galatasaray dhe Copenhagen (5). Në raundin e fundit të kompeticionit, skuadra e Ten Haag pret Bayern Munich, lider me 13 pikë.

Legjenda Schmeichel kritikon Onanën: "Gabimet e tij i kushtuan

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll