Sport

Ballë për ballë, hapet edhe një herë letrat… Premier League akuzon Manchester Cityn për 115 shkelje të “Fair Play”-it financiar

Palët do të përballen me njëra-tjetrën në një seancë dëgjimore në 2024

30 Nëntor 2023, 17:16 Nga DOSJA
Ballë për ballë, hapet edhe një herë letrat…

ANGLI - “Daily Mail” raporton, këtë të enjte, se Premier League dhe Manchester City do të shkojnë ballë për ballë në fund të vitit 2024, në një seancë dëgjimore në të cilën gara do të akuzojë “Qytetarët” për 115 shkelje të rregullave të “Fair Play”-it financiar.

Sipas të njëjtit burim, të dy palët do të përpiqen të bindin një panel të pavarur, por vendimi përfundimtar, nëse do të jetë zbritje pikësh, e ngjashme me atë që ndodhi me Everton, apo një pasojë tjetër, duhet të merret vetëm në verën e vitit 2025.

Duhet të theksohet, se Premier League e akuzon Manchester Cityn për 115 shkelje të pretenduara të “Fair Play”-t financiar gjatë 14 sezoneve, që nga 2009/10. Procesi, garanton gazeta britanike, është “shumë konfidencial”, për këtë arsye nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për momentin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll