Sport

Camavinga modernizon dhomën e zhveshjes… Shikoni se si duken madrilènët, fotot janë bërë virale në rrjetet sociale

Lojtari francez, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna teksa ishte i dëmtuar, mbante një palë syze moderne, me të cilat ai “i detyroi” të gjithë bashkëlojtarët e tij, të pozonin me to.

30 Nëntor 2023, 15:49 Nga DOSJA

Camavinga modernizon dhomën e zhveshjes… Shikoni se si duken

SPANJE - Që dhoma e zhveshjes së Real Madridit është në gjendje të mirë shëndetësore është një fakt që pothuajse çdo ditë e demonstrojnë në rrjetet sociale lojtarët më të rinj të skuadrës. 

I fundit ishte Eduardo Camavinga, i cili pas ndeshjes kundër Napolit, që e përjetoi nga tribuna si i dëmtuar, zbriti në dhomat e zhveshjes për të uruar skuadrën dhe shfrytëzoi rastin për t’ua dhënë syzet e tij të guximshme të diellit, shumë prej shokëve të tij dhe më vonë të bëjnë një foto të përbashkët, që u bë menjëherë virale në rrjete. 

Që nga Mendy te Modric përmes Toni Kroos dhe Bellingham, të gjithë kanë pozuar me syzet jeshile, duke treguar se harmonia në dhomat e zhveshjes së Real Madrid është shumë e mirë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eduardo Celmi Camavinga (@camavinga)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll