Sport

Lajme të mira për Real Madridin, Güler dhe Tchouaméni tashmë shkelin në bar...

Të dy janë stërvitur vetëm në fushë. Portieri Kepa është kthyer me grupin

30 Nëntor 2023, 15:28 Nga DOSJA

Lajme të mira për Real Madridin, Güler dhe Tchouaméni

SPANJE - Lajm i mirë në Real Madrid. Fitores së djeshme, që certifikoi vendin e parë në grupin Champions League, mëngjesin e sotëm iu shtua edhe rikuperimi i disa lojtarëve. 

Arda Güler dhe Tchouaméni janë stërvitur (vetëm) në fushë. Të dy vazhdojnë me proceset e tyre përkatëse të rikuperimit, të cilat tani po i afrohen shtrirjes përfundimtare.

Nuk ka nxitim me lojtarin turk. Nuk ka një datë të caktuar për kthimin e tij dhe mjekët e klubit duan ta marrin me qetësi debutimin e shumëpritur të perlës së re. Nga ana tjetër mesfushori francez i ka vënë syrin Superkupës së Spanjës, për të cilën me siguri do të jetë në dispozicion.

Ndërkohë, portieri Kepa i është rikthyer stërvitjeve me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Granadës të shtunën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”. Sakaq Courtois, Militão, Modric, Vini Jr. dhe Camavinga vazhdojnë me proceset e tyre përkatëse të rikuperimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll