Sport

Scholes nuk i ndahet Bruno Fernandes-it, e kritikon pas një tjetër gabimi të Man.United: "Ai bëri dy faulle, si budalla..."

Pavarësisht golit dhe asistit në barazimin 3-3 me Galatasarayn, shfaqja e mesfushorit portugez nuk i ka pëlqyer të gjithëve

30 Nëntor 2023, 16:32 Nga DOSJA
Scholes nuk i ndahet Bruno Fernandes-it, e kritikon pas një tjetër

ANGLI - Pavarësisht se ka qenë vendimtar në barazimin mes Galatasaray-t dhe Manchester United (3-3), me një gol dhe një asist, paraqitja e Bruno Fernandes-it ende duket se nuk e ka bindur universin e “Djajve të Kuq”. 

Pas vërshëllimës së fundit, ish-mesfushori historik i klubit anglez, Paul Scholes, ka analizuar ndeshjen dhe ka kritikuar edhe një herë portugezin, këtë herë për “dy faullet budallaqe” të kryera, të cilat përfunduan me dy gola për skuadrën turke.

"Unë e di që në intervistën pas ndeshjes, ai foli për gabimet (e skuadrës), por ai bëri dy gabime sonte (dje), duke kryer dy gabime të trashë që rezultuan në dy gola. E gjithë skuadra, duke përfshirë atë si kapiten, duhet të marrë përgjegjësi.

Ishte një ndeshje që duhet ta kishin fituar, por nuk arrijnë të mos pësojnë gola. Mbrojtja është rrëmujë, portieri gabon, Bruno bën faulle 'të lira'... Këto janë gjëra që i bëjnë gjithmonë ndeshjet të jenë më të vështira dhe kjo nuk ka pse të ndodhë”,- tha anglezi duke folur për “TNT Sports”.

Me këtë barazim, Manchester United komplikon (edhe më shumë) llogaritë e tyre për fazën e ardhshme të Champions League. “Djajtë e Kuq” zënë vendin e fundit në Grupin A me një ndeshje për të luajtur, me 4 pikë, një më pak se Galatasaray dhe Copenhagen (5). 

Në raundin e fundit të kompeticionit, skuadra e Ten Haag pret Bayern Munich, lider me 13 pikë, të cilin duhet ta mundi për të shpresuar një kualifikim të mundshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll