Aktualitet

Faksi për Shkëlzen Berishën, Mediu: Nuk isha në dijeni, e kam zbuluar kur doli në media

Mediu ka thënë se nuk ishte në dijeni të kësaj, po të ishte do të kishte njoftuar Berishën.

30 Nëntor 2023, 16:47 Nga r.ll
Faksi për Shkëlzen Berishën, Mediu: Nuk isha në dijeni, e
fatmir mediu

TIRANË-Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga seanca gjyqësore.

Mediu është pyetur dhe për faksin drejtuar Shkëlzen Berishës nga Ministria e Drejtësisë, të cilin e zbuloi gjatë dëshmisë së saj inxhinierja Anila Gjergji. Mediu ka thënë se nuk ishte në dijeni të kësaj, po të ishte do të kishte njoftuar Berishën.

“Më duket e keni gabim, nuk ka pasur nga ministria e Mbrojtjes një faks i tillë. Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetjen dhe mund ta kisha njoftuar unë zotin Berisha, nuk kishte pse vinte nga ministria e drejtësisë. Mund të pyesni dhe zotin Berisha dhe zotin Bumçi. Unë jam në dijeni në momentin që doli në media. Po të kisha një raport, mund ta kisha bërë më përpara. Nuk mund të prisja të vinte nga ministria”, u shpreh ai.

fatmir mediu shkelzen berisha

Sondazh

Poll