Aktualitet

Vrasja në Laknas/ Kush ishte 70-vjeçari që qëlloi për vdekje fqinjin dhe la të plagosur një tjetër (EMRAT)

30 Nëntor 2023, 15:07 Nga r.ll
Vrasja në Laknas/ Kush ishte 70-vjeçari që qëlloi për
foto ilustruese

KAMËZ- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme zonën e Laknasit në Kamëz.

Mësohet se 70-vjeçari Maliq Marku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, fqinjin e tij 55-vjeçarin Shefqet Hasa dhe ka lënë të plagosur Besim Keçën, 50 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin shëndetësor. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

maliq marku shefqet hasa besim keça

Sondazh

Poll