Aktualitet

Punonte shofer në linjën urbane të Kamzës, del fotoja e 55-vjeçarit që u vra në Kamëz

Në një dalje për mediat, shefi i komisariatit tha se motivet e ngjarjes kanë qenë për një kanalizim të ujërave të zeza, duke shtuar se autori i ngjarjes e kishte armën pa leje.

30 Nëntor 2023, 16:31 Nga r.ll
Punonte shofer në linjën urbane të Kamzës, del fotoja e
shefqet hasa

TIRANË- Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar sërish policia. Shefi i Komisariatit numër 5 në Tiranë ka zbuluar detaje nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos.

Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga Maliq Marku. Viktima mësohet se punonte si shofer në linjën e Kamzës.

Punonte shofer në linjën urbane të Kamzës, del fotoja e

Në një dalje për mediat, shefi i komisariatit tha se motivet e ngjarjes kanë qenë për një kanalizim të ujërave të zeza, duke shtuar se autori i ngjarjes e kishte armën pa leje.

“Nga tërësia e veprimeve rezulton se autorët janë dy persona të dëmtuar, shtetasi Shefqet Hasa i cili ka ndërruar jetë dhe shtetasi Besim Keqa që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motivet janë për motive të dobëta. Arma ishte pa leje dhe u kap më shërbimet e policisë në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza. Janë po në një lagje. Konflikti ka qenë i çastit”-tha ai.

shefqet hasa maliq marku

Sondazh

Poll