Aktualitet

Vrasja në Laknas/ Reagon policia: Një 55-vjeçar ka vdekur, arrestohet autori 70-vjeçar

Sipas informacioneve policore, një 70-vjeçar ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar dhe ka lënë të plagosur një 50-vjeçar. 

30 Nëntor 2023, 15:02 Nga r.ll
Vrasja në Laknas/ Reagon policia: Një 55-vjeçar ka vdekur,
foto ilustruese

KAMËZ- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Laknas, kui një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve policore, një 70-vjeçar ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar dhe ka lënë të plagosur një 50-vjeçar. 

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e krimit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vrasje ne laknas

Sondazh

Poll