Aktualitet

DETAJE/ Arsyeja e konflikti ishte një kanal, si ndodhi vrasja e rëndë në Kamëz

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

30 Nëntor 2023, 15:07 Nga r.ll
 
DETAJE/ Arsyeja e konflikti ishte një kanal, si ndodhi vrasja e
foto ilustruese

KAMËZ-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Laknas pasditen e sotme. Një kanal në afërsi të banesës, bëhet me dije të ketë qenë motivi i konfliktit mes fqinjëve.

Mësohet se pas kësaj, 70-vjeçari Maliq Marku qëlloi për vdekje me armë zjarri, 55-vjeçarin Shefqet Hasa dhe ka lënë të plagosur Besim Keçën, 50 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin shëndetësor. 

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

vrasje ne laknas maliq marku shefqet hasa besim keça

Sondazh

Poll