Aktualitet

Vrasja në Laknas, Shefi i Komisariatit të Kamzës: Arma kallashnikov ishte pa leje, konflikti për një kanal

Në një deklaratë për mediat, Shefi u shpreh se konflikti ka qenë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë.  

30 Nëntor 2023, 16:16 Nga I.A

 Vrasja në Laknas, Shefi i Komisariatit të Kamzës: Arma

KAMËZ- Shefi i Komisariatit të Kamzës ka deklaruar se arma që ka qëlluar 70-vjeçari fqinjët e tij ka qenë tip kallashnikov dhe pa leje. Në një deklaratë për mediat, Shefi u shpreh se konflikti ka qenë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë.  

“Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç. Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta. Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt”, tha shefi i Komisariatit të Kamzës.

vrasje ne laknas

Sondazh

Poll