Aktualitet

Zbardhen DETAJE nga krimi në Laknas: I plagosuri kalimtar i rastit, mori një plumb në këmbë

Ndërkohë, bëhet me dije se autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre është bërë një kanal, ndërsa sherri ka qenë i vazhdueshëm.

30 Nëntor 2023, 16:06 Nga r.ll
Zbardhen DETAJE nga krimi në Laknas: I plagosuri kalimtar i rastit, mori
foto nga vendngjarja

KAMËZ- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laknasit në Kamëz, ku Maliq Marku qëlloi për vdekje fqinjin e tij Shefqet Hasën dhe la të plagosur Besim Keçën.

Mësohet se ky i fundit ishte kalimtar rasti dhe nuk kishte lidhje me konlfiktin mes dy fqinjëve. Keça mori një plumb në këmbë dhe u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Ndërkohë, bëhet me dije gjithashtu se autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre është bërë një kanal, ndërsa sherri ka qenë i vazhdueshëm.

Pas ngjarjes, policia arrestoi autorin dhe sekuestroi armën e përdorur për vrasjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të krimit.

maliq marku shefqet hasa besim keça vrasje ne laknas

Sondazh

Poll