Aktualitet

Fqinjët u alarmuan nga era e qumështit të djegur, gjendet e pajetë 70-vjeçarja në Fier

Ambulanca e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën.

30 Nëntor 2023, 14:53 Nga r.ll
Fqinjët u alarmuan nga era e qumështit të djegur, gjendet e
foto ilustruese

FIER- Është gjetur e pajetë, një grua, rreth 70-vjeç, në banesën e saj në lagjen “Kryengritja e Fierit” mesditën e sotme.

Ambulanca e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën. E moshuara është identifikuar si Gjinovefa Toro.

Sipas burimeve e moshuara kishte lënë qumështin në zjarr dhe era e shkrumbuar e tij ka bërë që fqinjët të alarmohen ndërsa një orë më parë 70- vjeçarja kishte dalë për të blerë bukë.

fier gjinovefa toro

Sondazh

Poll