Sport

Mbretëria e Bashkuar, 'Jo' propozimit për t’ia dhuruar Izraelit, miliardat e 'ngrira' të Abramovicit nga shitja e Chelsea

Autoritetet britanike kanë refuzuar një propozim, që paratë e Roman Abramovich nga shitja e Chelsea-t të shkojnë në Izrael pas sulmit të Hamasit, në vend të viktimave të luftës në Ukrainë, siç kishte rënë dakord fillimisht me manjati rus.

29 Nëntor 2023, 15:00 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar, 'Jo' propozimit për t’ia dhuruar

ANGLI - Roman Abramovich ia shiti Chelsean rreth 1.5 vjet më parë miliarderit amerikan Todd Boley, me pjesën më të madhe të parave të tij në një llogari të mbyllur në Mbretërinë e Bashkuar, e destinuar për viktimat e pushtimit ushtarak të Ukrainës në Rusi, pasi iu vendosën sanksionet për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin.

Një publikim i “Telegrafit” raporton se është bërë propozimi që këto para, në vlerë prej 2.5 miliardë eurosh, të drejtohen për të njëjtat qëllime në Izrael dhe jo në Ukrainë. Sipas burimit, qeveria britanike e hodhi poshtë propozimin, sepse e konsideron atë një veprim të Abramovich për të shmangur pakënaqësinë e Rusisë.

Një propozim i ngjashëm ishte bërë edhe për Turqinë, kur ajo u godit nga tërmeti vdekjeprurës, por as atëherë propozimi i tij nuk u pranua.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll